26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Tevdovski: Do të miratohet Korniza e partneritetit me BB-në, RMV-ja do të sigurojë 420 milionë dollarë

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore (BB) së shpejti do ta miratojë Kornizën për partneritet 2019-2023, me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të sigurojë 420 milionë dollarë, kështu ka njoftuar ministri i Financave, Dragan Tevdovski pas takimit me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gellder, në kuadër të vizitës së tij me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe BB-së, transmeton Portalb.mk.

“Ne presim që muajin e ardhshëm, Banka Botërore në Bordin e saj ta miratojë strategjinë për bashkëpunim me shtetin tonë, me Maqedoninë e Veriut për periudhën që vijon, ku do të sigurohen 420 milionë dollarë, për financim të ndërtimit të rrugëve lokale, por edhe në mënyra të ndryshme do të investohet edhe për përmirësimin e kapitalit njerëzor të shteti tonë”, tha Tevdovski.

Në kuadër të kësaj, hyn projekti për lehtësim të tregtisë dhe transportit me Ballkanin Perëndimor, projekti për ndërtim dhe rehabilitim të rrugëve lokale, projekti për reformat në bujqësi, projekti për reformat pensionale dhe projekti për përkrahje të zhvillimit të arsimit dhe shëndetësisë.

Të fundit