21/05/2022
24.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Arsimit iu shpall luftë shitësve ilegale të librave digjitalë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ka paralajmëruar se do bashkëpunoj me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të zbuluar shitësit illegal të librave digjital për klasën e katërt. Ajo tha se librat e shtypur digjital, që tashmë u janë dorëzuar shkollave sipas numrit të kërkuar paraprakisht, kanë të drejtë t’i marrin vetëm nxënësit që në shtëpitë e tyre nuk kanë qasje në energjinë elektrike. Çdo gjë tjetër është në kundërshtim me reformat e reja mësimore, njofton Sovrani.mk

“Ato nuk mund të shiten, assesi. Byroja për zhvillimin e arsimit askujt nuk i ka lejuar të shtyp numër të caktuar librash. Ato janë paguar nga ana e ministrisë së Arsimit dhe u janë shpërndarë shkollave. Libra të shtypur kemi shpërndarë në të gjitha shkollat, 20 % nga tirazhi i përgjithshëm me qëllim që të sigurohet mundësi që nxënësit që nuk kanë qasje në energji elektrike të mund t’i marrin me vete. Por, edhe nëse janë të nevojshme në bibliotekat e shkollës, kanë një numër të caktuar të sasive të cilat mund të përdoren. Çdo prind i cili tenton që fëmijës së tij ti imponoj libër të shtypur e dëmton atë dhe nuk i bën mirë.”- deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ajo tha se Inspektorati i Arsimit po kryen kontrolle të rregullta në shkolla por, siç tha ajo, deri në këto momente nuk kanë hasur libra digjital të fotokopjuar ose origjinale që janë blerë nga nxënësit.

“Në klasa jo, Inspektorati shtetëror nëse sot është në teren, mundet që edhe sot ta konfirmojë një gjë të tillë. Me rëndësi është të paraqiten të gjitha këto sepse ne në Ministrinë e Punëve të Brendshme tashme kemi bërë disa paraqitje nga shkolla të caktuara. Kemi vepruar sepse kjo është mënyra e vetme për të korrigjuar abuzimet e tilla që mund të ndodhin në sistem.”- pohoi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Për shkak të mungesës së pajisjeve elektronike për mësimin digjital, shumë prindër kanë deklaruar se janë të detyruar t’i kopjojnë librat digjital. Kopjet bardh e zi kushtojnë 650 denarë ndërsa ato me ngjyra 1200 denarë.

Të fundit