26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mjegulla “pushton” disa rrugë, apelohet për kujdes

16.01.2020

Urim Hasipi /TV KOHA TETOVË/

Dukshmëri të zvogëluar në akset rrugore për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në akset rrugore Tetovë-fshati Gajre, Kulla-Katllanovë, Ohër, Strugë, Shtip dhe dukshmëri deri në 100 metra ka në Stracin, Saramzalinë, Veles, Makedonski Brod, Kriva Pallankë, Tetovë, Gostivar, Manastir, Resnjë dhe Kërçovë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.Për shkak të dukshmërisë së zvogëluar nga mjegulla në shumë akse rrugore në shtet, nga lidhja auto moto rekomandojnë vozitje të kujdesshme.

Ndërkaq zëvendëskomandanti I policis rrugore në Tetovë Besir Qamili apelon deri te vozitësit e kryesisht ata që arkullojnë nëpër rrugët më të rezikshme sic janë rruga tetovë kodra e diellit por edhe në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup për shkak të dukshmëris së ulët duhet që të mbahet një distancë më e madhe ndërmjet automjeteve dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës

Mjegulla e dendur po vështirëson komunikacionin në pjesën më të madhe të rrugëve të Maqedonisë së Veriut. Prania e mjegullës së dendur është regjistruar në Tetovë, Kërçovë, por gjatë orëve të natës edhe në disa pjesë të Shkupit. Mjegull ka edhe në vendbanime të tjera. Rekomandohen drejtuesit e makinave që të jenë të kujdesshëm për shkak të mjegullës që ka zvogëluar shikueshmërinë./TV KOHA/

Të fundit