26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët, me erë dhe me reshje të përkohshme të shiut

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, më i freskët dhe me erë, që nga orët e mëngjesit me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende, proceset do të jenë në formë më intensive të motit të lig lokal me reshje të rrëmbyeshme (mbi 30 l/m2), bubullima, erë të fuqishme (mbi 80km/orë) dhe kushte për dukuri të breshrit.

Nga fundi i ditës moti do të stabilizohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 18 deri 25 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të shoqëruara edhe me bubullima. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugor. temperatura minimale di të zbresë deri 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 23 gradë.

Deri të martën do të përqendrohet mot i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe erë të përforcuar, kryesisht nga drejtimi jugor. Më pak reshje do të ketë të dielën. fc/

Të fundit