27/05/2022
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe i ngrohtë deri në 33 gradë, pasdite shi i mundshëm lokal

Moti në vend do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të motit të keq.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 33 gradë.

UV-indeksi do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për shi të përkohshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.

Deri të shtunën në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së përforcuar, ndërsa do të ketë kushte edhe për paraqitje të izoluar të motit të keq. Temperaturat do të jenë në rritje të ndjeshme.

Të fundit