27/07/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 20 gradë

Në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë mbi mesataren me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi perëndimor. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë mbi mesataren me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe i qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 15 gradë.

Sipas DPHM-së, deri të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina. Temperaturat e ditës do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e diela nën ndikimin e valës së lagësht do të ketë reshje të përkohshme të shiut dhe rënie të lehtë të temperaturës.

Të fundit