26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti i qëndrueshëm temperatura maksimale do të arrijë nga 33 në 41 gradë Celsius.

Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shfaqje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 14 në 23, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 33 në 41 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 40 gradë.

Në ditët në vijim, moti do të mbetet i ngrohtë me kushte për shfaqje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullimave të rralla. Do të ketë rënie të lehtë të temperaturës të dielën dhe të hënën.

Të fundit