14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ: Nuk ka shtetas tanë të prekur nga koronavirusi në Itali

(MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme në bazë të informacioneve të marra nga Konsullata e Përgjithshme në Venecia bëri të ditur se deri në këtë moment nuk ka shtetas tanë të sëmurë nga koronavirusi.

“Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës në Romë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Venecia, rregullisht e ndjek gjendjen e shtetasve tanë të cilët gjenden në këtë rajon dhe realizon komunikim me organet kompetente italiane në lidhje me masat të cilat ndërmerren për parandalim të përhapjes së koronavirusit”, thonë nga MPJ-ja.

Nga MPJ-ja rekomandojnë masa të rritura të kujdesit gjatë udhëtimit në rajonet Lombardi, Veneto dhe Emilia-Romanjë, ndërsa më shumë informacione qytetarët mund të marrin në travel.mfa.gov.mk.

Në rajonet e prekura italiane Lombardi, Veneto dhe Emilia-Romanjë qëndrojnë rreth 23.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Informacione më të hollësishme rreth zhvillimit të gjendjeve, ata mund të marrin në Konsullatën e Përgjithshme në Venecia në telefonin kujdestar + 39 389 5837913 ose e-mailin [email protected]

Sipas informacioneve të fundit në Itali janë konfirmuar 159 raste të persona të infektuar me koronavirus. fc/

Të fundit