25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: Lirim nga puna të personave të sëmurë kronikë me vërtetim nga mjeku specialist

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) informon se në pajtim me Komisionin për Sëmundje Infektive, kategoritë e mëposhtme të personave duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës mbi bazë të vërtetimit të dorëzuar nga mjeku specialit për gjendjet në vijim – sëmundjet respiratore kronike, sëmundjet të rënda kardiovaskulare, diabet TIP 1, sëmundjet malinje, si dhe gjendjet komprometuese-imune.

Në 14 ditët e ardhshme janë lëshuar nga puna edhe aktivitetet e punës edhe gratë shtatzëna.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje të gjithë të punësuarve dhe të gjithë punëdhënësve rreptësisht t’u përmbahen masave të cilat Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut i ka marrë në seancën e mbajtur dje për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID-19 (koronavirus”. ar/

Të fundit