26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

NASA paralajmëron për asteroid potencialisht të rrezikshëm që i afrohet Tokës

Për katër ditë, më 6 qershor, asteroidi i klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm” do t’i afrohet planetit Tokë, kumtoi NASA.

Siç thuhet në kumtesën e agjencisë, asteroidi, me diametër mes 250 dhe 570 metra, do të kalojë pranë Tokës në distancë prej 5,1 milionë kilometrave me shpejtësi prej 11,1 kilometra në sekondë, transmeton Tass.

Aktualisht, astronomët kanë zbuluar më shumë se 8.000 asteroide me diametër mbi 140 metra brenda rrezeve prej shtatë milionë kilometra nga Toka.

Sipas ekspertëve të NASA-s, numri i përgjithshëm i asteroidëve të mëdhenj në hapësirën afër Tokës mund të arrijë në 25.000, ka llogaritur Space.com. bs/bsh/

Të fundit