26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

NATO: Britania e Madhe ta rishqyrtojë rolin e Huaveit në rrjetin 5G

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Perëndimi nuk mund ta injoroj rritjen e Kinës dhe se është me rëndësi që Britania e Madhe ta rishqyrtojë rolin e Huaveit në rrjetin e saj 5G, me qëllim që të garantohet siguria e saj.

Stoltenberg për radion Bi-Bi-Si deklaroi se Kina po i afrohet Perëndimit në mënyra të ndryshme dhe shfaqi shpresën se Britania e Madhe do të kujdeset për rrjetin 5G që vendi të jetë më i sigurt.

“Për këtë është me rëndësi me kthesën e re të konfirmohet mënyra në të cilën mund të realizohet ky qëllim”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Në kuadër të vlerësimit të zgjeruar të marrëdhënieve me Kinën, Qendra nacionale britanike për siguri kibernetike e analizon ndikimin e paralajmërimit paraprak të SHBA-së për sanksione kundër Huavei ndaj Britanisë së Madhe të lejojë kompanisë të marrë pjesë në ndërtimin e rrjetit 5G në vend, të miratuar para pak kohe gjatë këtij viti. sn/

Të fundit