29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër dhe Strazhë

Për shkak të reshjeve të reshjeve të borës sot në ora 07:00 është vendosur ndalesë për qarkullimin e mjeteve të rënda në Strazhë, drejtimi Kërçovë-Gostivar.

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftojnë gjithashtu se ndalesë për qarkullim të kamionëve ka dhe në aksin rrugorë Mavrovë-Dibër.

Nga LAMM thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi dhe në disa vende edhe me ngrica.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritet të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/

Të fundit