26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Buxhet janë transferuar 30 milionë denarë nga Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar

Agjencia për Menaxhim me Pronën e Sekuestruar nga shitjet e realizuara dhe pagesën e fitimit pronësor në buxhetin shtetëror ka transferuar 30 milionë denarë.
“Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar me të gjitha kapacitete në dispozicion gjatë këtij viti deri në gusht, në mënyrë aktive zbatoi shitje nga të cilat janë realizuar të ardhura në vlerë prej 16 milionë denarë, ndërsa gjithsej 14 milionë denarë janë paguar nga mjetet e përfituara në mënyrë të paligjshme, që rezultoi me hyrjen e mjeteve monetare në Buxhetin e RMV-së ku janë paguar gjithsej 30 milionë denarë”, thonë nga Agjencia.

Theks dhe prioritet kryesor në vitin 2020, ka qenë, shtojnë, intensifikimi i shitjes së gjësendeve të konfiskuara në mënyrë të ligjshme, pagesa e vazhdueshme e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe sekuestrimi.

Të fundit