14/08/2022
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Indi raportohen raste të gripit të shpendëve në tri lokacione

 

Disa raste të gripit të shpendëve janë raportuar në Indi, duke bërë që autoritetet të marrin vendim për likuidimin e tyre.

Qeveria rajonale në Kerala tha se ka angazhuar ekipe të veçanta për t’i likuiduar të gjithë shpendët brenda rrezes prej një kilometri nga epiqendra e përhapjes.

Autoritetet thanë se do t’i likudojnë rreth 4 mijë pula, shota dhe zogj për ta parandaluar përhapjen e këtij gripi.

Inspektori Nanda Kumar tha: “Dhjetë ekipe të veçanta janë angazhuar për likuidimin e tërë shpendëve në një rreze prej një kilometri nga epiqendra.”

Më herët këtë muaj, dy raste u raportuan në fshatrat Kodiathoor dhe Vengeri, të cilat shtrihen në të njëjtin rajon.

Gripi i shpendëve është sëmundje që përhapet te zogjtë dhe shpendët dhe në rasta të rralla mund t’i prekë edhe njerëzit.

Sidoqoftë, sëmundja nuk transmetohet përmes konsumimit të mishit apo vezëve të shpendëve, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Të fundit