26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Kërçovë 28 persona në vetëizolim, plotësisht është respektuar ora policore

Gjatë 24 orëve të fundit në Kërçovë në tërësi është respektuar ora policore. Në periudhën e njejtë, nuk janë evidentuar vjedhje apo fatkeqësi komunikacioni, informojnë nga SPB-Ohër.

Në rajonin e SPB Ohër, janë evidentuar gjithsej 283 persona në izolim, prej të cilëve 21 persona në Kërçovë. Nga ana e nëpunësve policorë, janë kryer 72 kontrolle tek personat në izolim, 11 në Kërçovë.

Për momentin, numri i përgjithshëm i personave në vetëizolim është 380, prej të cilëve 28 në Kërçovë. Nëpunësit policorë kryen 88 kontrolle në objektet hotelierike. rz/ab/

Të fundit