Shërbimi informativ i qytetit të Zagrebit kumtoi se nga koronavirusi është infektuar një fëmijë në një kopsht fëmijësh në kryeqytetin kroat.
Kopshti do të mbyllet për 14 ditë, ndërsa 119 fëmijë dhe gjashtëmbëdhjetë të punësuar do të jenë në vetizolim.
Prindërit, fëmijët e të cilëve e kanë vizituar kopshtin, për momentin janë duke u njoftuar për masat që janë të obliguar t’i ndërmarrin.
Në Kroaci deri më tani janë konfirmuar 32 rast të të infektuarve me koronavirus. ls/shk/