– Në tregun e vendit mund të gjenden bombola gazi për amvisëri , madje edhe bombola gazi teknike që përdoren për saldimin e oksigjenit me cilësi të diskutueshme dhe pa një certifikatë cilësie dhe kontrolli, ndërsa institucionet po zhvendosin kompetencat e tyre të kontrollit të tregut tek njëri-tjetri.
Ky fakt u shfaq pas ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Rramanli të Kumanovës, ku nga një shpërthim i bombolës së gazi humbën jetën katër anëtarë të një familje, tre prej tyre vdiqën në vend dhe një më vonë në spital, ndërsa gjashtë u plagosën dhe katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, përfshirë një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Siç informoi për MIA-n komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski, gjatë vitit të kaluar Brigada kishte më shumë se 60 ndërhyrje në zjarre të shkaktuara nga bombola të gazit.
“Për fat të mirë, në këto zjarre të shkaktuar në vitin 2019 nuk ka viktima, por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale,” tha Simonovski, duke shtuar se nuk ka shifra konkrete nëse zjarret janë shkaktuar nga sobat me gaz apo pajisje të ngrohjes me gaz.
Sipas ekspertëve, shpërthimi në familjen në fshatin Rramanli u shkaktua nga një bombolë gazi prej 20 litrash, pa certifikatë, të blerë në treg dhe jo tek një pikë e autorizuar për mbushje të gazit. Ata saktësojnë se bombola shpërtheu në pjesën e valvulës dhe se fotot tregojnë se nuk ka një certifikatë të duhur se bombola është e rregullt dhe cilësore. Sipas tyre, zakonisht ndodh që bombola të ketë rrjedhje në pjesën ku është bërë saldimi, por jo edhe tek valvula nëse e njëjta është e kontrolluar dhe e certifikuar. Rekomandohet që bombolat të mos vendosen pranë elementeve ose pajisjeve për ngrohje dhe të pastrohen para përdorimit nëse ato janë me yndyrë.
Siguria e valvulës të bombolës, sipas rregullave në fuqi në vend, kontrollohet çdo pesë vjet.
Institucionet po e hedhin përgjegjësinë tek njëri-tjetri
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Sojko Paunoski, në një prononcim për MIA-n tha se Inspektorati Teknik Shtetëror është përgjegjës për kontrollin e bombolave të gazit për amvisëritë, ndërsa inspektori për mbikëqyrjen e pajisjeve të presionit nga Inspektorati Teknik Shtetëror për Inspektimin Teknik, Gjorgji Trajanovski, thotë se ata janë vetëm përgjegjës për të kontrolluar periodicitetin e bombolave.
“Inspektimi i Tregut u përpoq të mbikëqyrë gjashtë muaj më parë kur ata morën informacione se kishte mbërritje të bombolave nga Kina, por ata na thanë që nuk jemi kompetentë për këtë “, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunoski për MIA-n.