26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në ujërat e liqenit artificial mbytet një 51 vjeçar, banor i Gradskos

Në ujërat e liqenit artificial dje vënë pasdite, rreth orës 18, është mbytur një 51 vjeçar T.M banor i Gradskos. Ai me familjen ka qenë në piknik pranë liqenit, ka hyrë të freskohet, por është mbytur, ndërsa pas një kohe trupi i tij i pajetë ka dalë në sipërfaqen e ujit, konfirmuan nga SPB Veles.

Siç informoi për MIA-n, dr. Strahil Todorov, zëdhënës i ISHP, ekipi i ndihmës së shpejtë rreth orës 18 është thirrur dhe kur kanë mbërritur, trupi veçmë ishte nxjerrë, ndërsa ata kanë konstatuar vdekje për shkak të mbytjes në ujë. Ekspertizë të ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Veles.

Siç informoi për MIA-n Gordana Todorova nga PTHP Veles, nuk do të kryhet autopsi, ndërsa trupi i pajetë i është dorëzuar familjes. ad/ar/

Të fundit