26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nëntë raste të reja në Tetovë, prej para dy ditësh edhe një foshnje me Kovid-19

Rajoni i Tetovës shënon nëntë raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve gjashtë në komunën e Tetovës dhe tre në komunën e Zhelinës, informuan sot nga Qendra e Shëndetit Publik – Tetovë. Gjatë ditëve të fundit është evidentuar edhe rasti i parë i Kovid-19 te një foshnje.

“Komuna e Zhelinës ka pasur pak raste, por rezultatet më të reja treguan klaster të ri, tre raste të reja të cilët janë infektuar për shkak kontaktit me persona tashmë të sëmurë. Të gjithë janë të izoluar dhe kontaktet e tyre janë kërkuar dhe hetuar, ndërsa rezultatet do të dihen gjatë ditëve në vijim”, theksoi Naim Skenderi specialist i epidemiologjisë në Qendrën e Shëndetit Publik Tetovë.

Sipas Skenderit rastet e reja nuk paraqesin vatra të reja.

“Shumica janë infektuar për shkak kontaktit me persona tashmë të sëmurë. Ndoshta ky është lajm i mirë sepse tashmë kemi klaster të njohur prej nga rrjedhin këto raste të reja me Kovid-19. Shembull më të rinjtë janë një foshnja 4 muajsh dhe një fëmijë katër vjeç të cilët janë infektuar prej prindërve të tyre, ky rast është prej para dy ditëve. Të gjithë janë shembuj asimptomatik”, tha Skenderi.

Mjeku potencon se situata në komunën e Tearcës po stabilizohet e cila ka qenë vatër e madhe.

“Në Komunën e Tearcës ka rreth 35 raste. Brenda fshatit Tearcë tani janë më shumë nga të rinjtë, ndërsa paraprakisht ka pasur shumë raste nga fshati Sllatinë. Të gjitha rastet e reja janë kontaktet me të sëmurë dhe kështu nuk ka klaster të ri”, tha Skenderi.

Gjatë skriningut të jashtëzakonshëm të përfshirjes së njerëzve përmes mjekëve amë janë marrë mbi 200 strisho, por ende priten rezultatet e tyre. as/sn/

Të fundit