28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Neto-paga në shkurt 27.206 denarë

Neto paga e paguar mesatare mujore për punëtor në shkurt të këtij viti arrin në 27.206 denarë dhe shënon rritje prej 12.5 për qind krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Rritja e këtillë kryesisht vjen si rezultat i rritjes së neto pagës mesatare mujore të paguar për një punëtor në sektorët: aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike për 20.1 për qind, art, argëtim dhe rekreacion me 19.3 për qind dhe industri prodhuese për 17.7 për qind.

Ulja e neto-pagës mesatare mujore të paguar për një punëtor, në krahasim me muajin e kaluar, është regjistruar në aktivitetet financiare dhe aktivitetet e sigurimeve për 14.9 për qind, minierat dhe guroret me 12.8 për qind dhe transporti dhe deponimi për 11 për qind.

Bruto paga mesatare mujore e paguar për një punonjës në shkurt të vitit 2020 është 40.588 denarë. mb/

Të fundit