19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga 20 dhjetori hyrja në Serbi vetëm me test negativ PCR

Qeveria e Serbisë ka miratuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Me rekomandim të Shtabit të Krizave, nga 20 dhjetori testi PCR negativ do të jetë i detyrueshëm për këdo që hyn në Serbi.

Testi PCR nuk duhet më i vjetër se 48 orë, ndërsa do t’u kërkohet edhe shtetasve serb edhe të tjerëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria serbe njoftoi se qytetarët e saj, të cilët nuk kanë një test negativ PCR, do të detyrohen të hyjnë në vetizolim për dhjetë ditë. Megjithatë, ata mund të testohen në Serbi dhe nëse testi i tyre PCR është negativ, ata nuk do të jenë më të detyruar të qëndrojnë në izolim në shtëpi.

Qeveria e Serbisë u bëri apel të gjithë qytetarëve që duan të testohen në baza vullnetare, që të caktojnë terminin për test ekskluzivisht në mënyrë elektronike, në mënyrë që të shmangen turmat dhe radhët para ambulancave të COVID-19.

Të fundit