Darko Kostovski dhe Mihaill Panevski u dënuan me nga katër vite burg. Ato ishin administratorë të “Dhomës Publike” në Telegram, grup ky që publikonte foto nudo të vajzave të reja, informon Zhurnal.
Kostovski ishte kreatori dhe administratori i grupës, ndërsa Panevski ishte vetëm administrator. Ato kanë qenë të angazhuar të mirëmbajnë dhe të shpërndahen fotografi nudo nga ana e anëtarëve të grupës.
Ato kanë lejuar që videot ku janë parë dhe pjesët intime, të shfaqen në atë grup. Kjo grupë “Dhoma Publike” nuk ekziston më në rrjetin social Telegram.
Ndonëse së pari kjo grupë u shua, më vonë u formua edhe një grupë tjetër me emër të njejtë për të cilën ende ka hetime.//Zhurnal.mk