09/05/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një javë paraburgim për Allabakovskin, mund të dënohet deri në pesë vite burg

Për këngëtarin e arrestuar, i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në klubin kulturor “Ivan Mihailov” në Manastir, Prokuroria do të kërkojë një paraburgim të shkurtër prej 1 jave. Arsyeja e vetme për këtë është dyshimi për ikje sepse ai deri në një periudhë të fundit jetonte jashtë vendit, transmeton Zhurnal.

Disa burime nga Prokuroria për Sakamdakazham.mk thonë se është Allabakovski nuk ka kryer vepër aq të rëndë penale me pasoja të rënda që të paraburgoset, por se tek ai ekzistojnë dyshime se mund të ikë.

Nga Prokuroria thonë se Allabakovski jo vetëm që e ka pranuar vënien e zjarrit në derën e objektit, por ka qenë edhe shumë korrekt. Nuk ka dosje me vepra të tjera penale, ai deri tani asnjëherë nuk është gjykuar apo dënuar, fakte këto që do të jenë lehtësuese për të.

Gjykimi i këngëtarit do të ndodhë shumë shpejtë sepse Prokuroria do të dorëzojë propozim akuzë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Kjo vepër dënohet nga 6 muaj deri në pesë vite burg./Zhurnal.mk

Të fundit