26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Njësitë rajonale të MPB-së për dokumente personale punojnë nga ora 8 deri në orën 16

 

Orari i punës në njësitë organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe njësitë rajonale të Departamentit për Çështje Civile nga 24.04.2020, është organizuar me fillim nga ora 8.00 deri në orën 16.00 në pajtim me Vendimin për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e orarit të punës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministrive dhe organeve të tjera administrative shtetërore dhe telegramin nga ministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendësministri plotësues.

Nga MPB-ja informojnë se nga ana e Departamentit për Çështje Civile janë dorëzuar udhëzime deri te të gjitha njësitë rajonale nën kompetencë të tij, të gjithë qytetarët të cilët kanë caktuar në terminët pas orarit të punës të pranohen në çfarëdo kohë, në ditën e njëjtë apo ditët në vijim nga termini i caktuar.

“Udhëzimet vazhdimisht po zbatohen nga njësitë rajonale, për këtë është njoftuar edhe operatori ekonomik kompetent për caktimin e terminëve për parashtrim të kërkesave për dokumente personale”, sqarohet në kumtesën e sotme të MPB-së. ar/

Të fundit