26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Notat përfundimtare sipas suksesit të arritur në mësimin e rregullt, por edhe nga pjesëmarrja aktive onlajn

Përderisa situata nuk lejon që nxënësit të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor, nota përmbledhëse përfundimtare do të bazohet në rezultatet që i kanë arritur nxënësit gjatë tërë vitit përmes mësimit të rregullt, si dhe përmes pjesëmarrjet aktive në platformat dhe rrjetet onlajn, e-portofolio.

Do të themelohen edhe mënyra tjera për shënim të punës së tyre – shënime të mbajtura nga mësimdhënësit, të cilat mund të merren përmes llojeve të ndryshme të këmbimit të punës (detyrave të shtëpisë, ushtrime dhe kontrollime, ese, projekte, prezantime, vizatime, fotografi etj), të cilat nxënësit mund t’ua sigurojnë mësimdhënësve përmes e-postës ose përmes platformës së zgjedhur të rrjetit.

Të gjitha vlerësimet formale dhe kontrollimet e mësimdhënësit gjatë realizimit të mësimit-onlajn do të shfrytëzohen për formim të vlerësimit të tërësishëm për tremujorin e tretë për çdo nxënës në klasë. Notat për tremujorin e tretë ( me shkrim për nxënësit nga klasa e parë deri në të gjashtën dhe me numra për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën) mësimdhënësi i vendos në listën përkatëse të evidentimit ( të publikuar në ueb faqen e Byrosë për Zhvillim të Arsimit).

Edhe në arsimin fillor dhe të mesëm, mësimdhënësi do t’i shfrytëzojë notat e tremujorit të parë, gjysmëvjetorit të parë dhe tremujorit të tretë që ta formojë notën përfundimtare në fund të vitit. (Te nxënësit e shkollës fillore nga klasa e parë deri në të tretën nota jepet me shkrim dhe për nxënësit e klasës së katërt deri në të nëntë me numër). Të gjitha notat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mësimdhënësit i vendosin në E-ditar.

Në Udhëzimin për mësimdhënësit për mënyrën e vlerësimit të nxënësve në periudhën e mësimit në distancë përkatësisht prej në shtëpi, i nënshkruar nga ministri Arbër Ademi, të cilën MASH e publikoi në ueb faqen, është cituar se planifikimi, organizimi dhe realizimi i mësimit gjatë mësimit nga distanca duhet të riaftësohet dhe zbatohet në mënyrën që do të mundësojë arritje të rezultateve të pritura nga nxënësit në pajtim me programet mësimore.

“Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme duhet të përshtatin praktikën e përditshme, të investojnë në punë plotësuese, të bashkëpunojnë me kolegë/prind/kujdestar dhe gjithashtu të ndërmarrin përgjegjësi për punën e tyre”, qëndron mes tjerash në udhëzim.
Realimi i mësimit përmes mësimit në distancë prej në shtëpi nënkupton modifikim të planifikimit dhe mënyrës së realizimit të mësimit me shfrytëzim të qasjes, metodave dhe teknikave përkatëse për këtë lloj të mësimit, ndërsa në pajtim me atë që i ofrojnë platformat elektronike (në shkolla, komunat/ose MASH), si dhe për mënyrën e ndjekjes, kontrollimit dhe vlerësimit të punës së nxënësve. Shfrytëzohen vegla digjitale për interakcion dhe përgatitjen e aktiviteteve dhe detyrave vizuele dhe të animuara,
kuize, zhvillimi i detyrave projektuese etj, por gjithçka të jetë në pajtueshmëri me qëllimet e definuara në programet mësimore.

Kontrollimi dhe vlerësimi gjithashtu, duhet të planifikohet sipas kushteve, me ç’rast, në këto kushte, përparësi i jepet vlerësimit formativ me të cilin mësimdhënësit e ndjekin nxënësin se si e përvetëson materialin, nëse i arrin rezultatet e pritura dhe në bazë të atyre parashikimeve japin udhëzime shtesë dhe këshilla përmes aktiviteteve plotësuese.
Vlerësimi formativ kërkon edhe interakcion më të madh mes mësimdhënësve dhe nxënësve dhe që të funksionojë duhet të shfrytëzohen metodat, format dhe qasjet e përmendura të punës që nxënësit të mund më lehtë të hulumtojnë, bashkëpunojnë… Shfrytëzohen edhe platformat viber ose skajp diskutime, prezantime multimediale, teste të njohurive, pyetje esesh, në përputhje me programet mësimore, ndërsa mund të shfrytëzohen pyetësor të ndryshëm digjitale si Edmondo, Zoom, Google Forms, OneNote, Zëri im etj.
Një nga mënyrat e vlerësimit formativ në kushte të mësimit në distancë është udhëheqja
portofolio elektronike (e
-portofolio) për çdo nxënës (përzgjedhja e punimeve, punë që i tregojnë rezultatet e arritura).
“Testet nuk duhet të jenë të vëllimshme dhe rekomandohet të përmbajnë më së shumti dhjetë detyra thelbësore ose pyetje, rekomandohet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Të gjitha informatat dhe materialet e fituara nga nxënësit i shfrytëzon vetëm mësimdhënësi dhe atë vetëm për ndjekje të procesit edukativo
-arsimor dhe për
vlerësimin e arritjeve të nxënësve.
Në udhëzimin e MASH të destinuar për mësimdhënësit dhe mënyrën e vlerësimit të nxënësve në periudhën e mësimit në distancë përkatësisht prej në shtëpi, potencohet se sipas rregullave nga seanca e 26-të e Qeverisë, dhe në kushte të ndryshuara të realizimit të mësimit, duhet të respektohen nenet e ligjeve të përhershme për arsim fillor dhe të mesëm. Sipas nenit 138 të Ligjit për arsim fillor, rezultatet e nxënësve kontrollohen në mënyrë formative dhe sumative dhe regjistrohen me nota me shkrim ose me numër, ndërsa sipas nenit 45 të Ligjit për arsim të mesëm, ndjekja dhe kontrollimi i rezultateve dhe suksesit të nxënësve bëhet me kontrollim intern nga ana e mësimdhënësve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim në periudhën e ardhshme sipas kushteve do të vazhdojnë me aktivitete për plotësimin e udhëzimeve në pajtim me kushtet e krijuara për kontroll të rezultateve të nxënësve. sa/

Të fundit