23/05/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk ka pasaporta, nuk ka zgjidhje, qytetarët të bllokuar

Në Maqedoninë e Veriut ka mungesë të pasaportave dhe se kjo situatë ka bërë që të shpërthejnë me reagime qytetarët, përcjell GazetaExpress nga Ina.

Ministri i brendshëm teknik, Naqe Çulev për këtë ka drejtuar gishtin tek ish-ministri Oliver Spasovski, i cili aktuakisht mban postin e kryeministrit teknik.

“Unë jam ministër prej një muaji, të gjitha këto çështje vetëm i kam trashëguar si rezultat i pa përgjegjësisë dhe jo profesionalizmit të punës pa plan të Oliver Spasovskit. Për këtë çështje është bërë hetim i brendshëm dhe kam bërë kallëzim penal. E gjithë Ministria punojmë për ta tejkaluar problemin”, theksoi Çulev.

Ndërkohë që rezervë kanë mbetur rreth 3 mijë ekzemplarë, Çulev nga dje ka krijuar komision, i cili do të konstatoj urgjencën e qytetarëve për të udhëtuar jashtë shtetit. Ai tha se rastet për shërbime mjekësore, viza pune, studime dhe gara sportive nuk kanë nevojë të aplikojnë me procedurë të shpejtë, por vetëm të dorëzojnë dokumente relevante për urgjencën e udhëtimit. Për këto urgjenca nuk i ngutet kryeministrit teknik Oliver Spasovski. Ai tha se kjo çështje i takon MPB-së dhe brenda organeve të policisë duhet të zgjidhet menaxhimi me krizën e mungesës së pasaportave. Spasovki tha se do të angazhohet për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë./GazetaExpress/B.Lika/

Të fundit