26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Numri i të sëmurëve ka dy ditë që po ngec, deri më tani 148 të infektuar nga koronavirusi

Në vendin tonë numri i të infektuarve virusin korona për momentin është 148. Nga të infektuarit e rinj, shtatë janë në Shkup, ndërsa pesë në Kumanovë. Në krahasim me të dielën kur ishin evidentuar 29 të infektuar dhe të hënën 22, dje ksihte vetëm 12 të infektuar. Pacienti më i ri i sëmurë nga virusi Kovid-19 në vendin tonë është një fëmijë dyvjeçar nga Shkupi, ndërsa pozitivë në këtë virus janë edhe prindërit e tij, por të gjithë janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe janë në mjekim shtëpiak.

Sipas vendit të banimit, deri më tani raste të Kovid-19 janë regjistruar në Shkup (88), Dibër (40) – njëri prej tyre vdiq, Kumanovë (tetë) – njëri prej tyre vdiq, Shtip (shtatë), Kavadar (dy), Ohër (dy), Gostivar (një).

Në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 29 pacientë të cilët po mjekohen, prej të cilëve në gjendje të rëndë të përgjithshme në makinë respiratore është një paciente, te e cila në ditët e fundit nuk ka ndryshime, gjashtë janë me pasqyrë më të rëndë, por nuk janë në respiratorë. Siç informoi në konferencën e djeshme për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, janë kontrolluar shtatë pacientë dhe është marrë një mostër. Tre pacientë kanë trajtim spitalor, ndërsa tre janë në mjekim shtëpiak.

Prej dje Instituti i Shëndetit Publik bën testim të të gjithë personave të cilët ishin në lidhje me drejtoreshën e Klinikës së Lëkurës. Bëhet fjalë për një numër të madh, ata ende janë në izolim dhe që të mos ketë ngarkesa në laborator, Filipçe tha se do të testohen në disa cikle.

Prej sot tërësisht është ndërprerë transporti urban dhe ndër urban në Komunën e Kumanovës, ndërsa Qeveria nga mbledhja e djeshme dha rekomandim që të mbyllen të gjitha dyqanet në qendrat gjysmë të hapura tregtare të cilat nuk janë molle.

Sipas ministrit, me këto masa, gjegjësisht me ndërprerjen plotësuese të lidhjeve në Kumanovë me komunat e tjera ka mundësi serioze që të pengohet rruga e përhapjes së virusit korona.

Qeveria solli edhe vendim me të cilin Instituti i Shëndetit Publik obligohet për punë më intensive në gjithë rajonin e Kumanovës duke pasur parasysh atë që prej atje është një nga të ndjerët nga virusi korona dhe disa të sëmurë.

Te të sëmurët nga virusi korona prej sot do të fillojë të zbatohet kombinimi që e përmban ilaçin Hidroklor dhe azitromicin që tashmë u tregua efikas në disa vende. Ai kombinim, siç informoi Filipçe, është miratuar në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Çështje Etike në Agjencinë e Ilaçeve – MALMED, ndërsa do të aplikohet edhe në kushte spitalore dhe shtëpiake pas indikacionit adekuat nga mjeku.

Sa i përket testeve të virusin Kovid-19, Filipçe informoi se të gjithë janë të unifikuar, kanë ndjeshmëri shumë të madhe, por për fat të keq asnjë test nuk është 100 për qind i saktë. Testet të cilat përdoren te ne janë gjermane dhe ka protokoll i cili duhet ta përmbush testin që të përdoret në laborator për qëllime të tilla, ndërsa pacientja e ndjerë nga Kumanova, bën pjesë në atë përqindje të vogël të rasteve në të cilat testi nuk e detekton virusin. Ai shtoi se ekzistojnë teste të cilat i analizojnë antitrupat, gjegjësisht nuk e detektojnë virusin, por konfirmojnë se a e ka pasur dikush.

Për funksionimin e sistemit përmes “Termini im”, siç informoi Filipçe, pa caktime nuk mund do të mund të shkohet në pikat për testim, por kjo do të bëhet me caktim përmes mjekëve amë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse do të bisedohet për modelimin e mënyrës së lëvizjes gjatë fundjavave.

Tashmë katër ditë n vendin tonë po zbatohet edhe ora policore. Për të gjithë qytetarët është e ndaluar lëvizja prej orës 21 deri në orën 5, ndërsa personat më të moshuar se 67 vjet nuk guxojnë të dalin nga shtëpia prej orës 11 paradite deri në orën 5 në mëngjes, përderisa të rinjtë deri në moshën 18 vjet prej orës 21 deri në orën 12 më mesditë. fc/

Të fundit