26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBRM-PDUKM: Pas 12 prillit do të ketë ripërtëritje në Maqedoni

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se pas 12 prillit do të ketë ripërtëritje në Maqedoni.

Ata thonë se qeveria e tyre do të bëjë “bum” ekonomik.
“Nuk do të ketë rrugë rajonale të paasfaltuar, partia jonë do të rikonstruojë 1 mijë kilometra rrugë rajonale. Për një mandat do ta zëvendësojmë asfaltin e vjetër në Berovë, Dojran, Dellçevë, Pehçevë, Probishtim, Resnjë, Dibër, Kërçovë, Makedonski Brod dhe gjitha qytetet tjera”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se pas marrjes së qeverisë, do të investojnë 300 milijonë euro për rrjete të reja të ujësjellësit dhe kanalizimeve./Telegrafi/

Të fundit