Lajmi i Ditës Maqedoni

OBSH: Gjashtë apo shtatë vaksina për Kovid – 19 janë në fazë të hershme të testimeve klinike

Gjashtë apo shtatë vaksina për Kovid-19 janë në fazën e hershme të testimeve klinike, deklaroi sot në konferencë shtypi dr. Katerina Smalvud nga Zyra për Evropën të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“OBSH ndihmon në koordinimin e angazhimeve globale për gjetjen e vaksinës për Kovid-19. Kjo gjithashtu mbështetet prej një numri të madh të përfaqësuesve ndërkombëtarë të sektorit privat dhe nismave. Sa i takon numrit të vaksinave të cilat po zhvillohen, bëhet fjalë për dhjetëra. Disa institucione të ndryshme hulumtuese dhe qeveri janë përfshirë në proces. Për momentin, gjysma e tyre, gjashtë apo shtatë prej vaksinave janë në fazë të hershme të analizave klinike. Ky është lajm shumë inkurajues, por ne duhet të jemi ekstrem realë se për zhvillimin e vaksinës duhet shumë kohë”, tha ajo në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ajo që OBSH e thotë në përgjithësi, shton Smalvud është se për zhvillimin e vaksinës duhet të presim proces 18-mujor kundrejt disa viteve aq sa është e nevojshme të zhvillohet një vaksinë.

OBSH është e kyçur në përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për studimin dhe zhvillimin e vaksinës për Kovid-19.

“E inkurajojmë bashkëpunimin e mëtejmë lidhur me këtë çështje, tha përfaqësuesja e OBSH-së, duke theksuar se OBSH ju bëri thirrje të gjithëve që janë duke punuar në zhvillimin e vaksinës dhe institucioneve të bashkohen me grupet ndërkombëtare, t’i ndajnë informacionet me qëllim që të arrihet një përfitim i caktuar”, tha Smalvod në konferencën e sotme dhe të rregullt javore të OBSH-së për Evropën për gjendjen me Kovid-19.

Lidhur me rrezikun për valën e dytë të epidemisë, e cila mund të pritet në vjeshtë, përfaqësuesja e OBSH-së, tha se janë duke u shqyrtuar më shumë skenarë potencial për të cilat është herët të flitet, por potencoi se nëse do të ketë ose nuk do të ketë valë të dytë varet individualisht prej vendeve gjegjësisht prej zbatimit të masave nga qytetarët. shk/

Related posts

MPB dhe Drejtoria e të Hyrave Publike bashkë në aksion për të paguar gjobat dhe dënimet

Televizioni Koha

Filipçe: Kërkohet formë juridike si të lirohen nga karantina dhe vetizolimi personat që ditëve të fundit kanë hyrë në vend

Televizioni Koha

Pesëmbëdhjetë ditë shtesë për parashtrimin e kërkesave për IPARD investime në ekonomitë bujqësore

Televizioni Koha

Leave a Comment