26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH: Në Evropë po ngadalësohet përhapja e koronavirusit të ri

Në Evropë ka shenja që është duke u ngadalësuar përhapja e Kovid-19, por situata mbetet serioze, deklaroi sot drejtori Zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge.

“Megjithëse situata edhe më tej është mjaft alarmante, ne kemi filluar të shohim shenja inkurajuese”, deklaroi Kluge në konferencë shtypi, që u realizua onllajn në Kopenhagë.

Ai shtoi se në Itali, vend evropian me numrin më të madh të njerëzve të infektuar me koronavirusin e ri, ka pasur një rënie të vogël të numrit të personave të sapo- infektuar, por është herët të thuhet se pandemia e ka arritur kulmin.

OBSH Evropë, e cila është përgjegjëse për territorin nga Atlantiku deri në Oqeanin Paqësor, ku ka 53 vende, tashmë ka regjistruar 220,000 njerëz të infektuar, nga të cilët 11.987 kanë vdekur.

“Përafërsisht 60 për qind e të infektuarve dhe 70 për qind e vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë botën janë në Evropë”, theksoi Kluge.

Ai shtoi se masat e marra për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 kontribuuan që shtetet në Evropë të fitojnë kohë dhe ta zvogëlojnë presionin mbi sistemet shëndetësore kombëtare. ls/fab

Të fundit