Tetëdhjetë vende dhe rajone doganore kanë ndaluar ose kufizuar eksportin e maskave mbrojtëse, mjeteve, dorezave dhe pajisjeve tjera në mënyrë që të zvogëlojnë mungesat gjatë epidemisë së koronavirusit, kumtoi Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).
Ndalesën e vendosën 72 anëtarë të OBT-së dhe tetë vende jo-anëtare të OBT-së, ndërsa vetëm 13 shtete anëtare lajmëruan për masat në përputhje me rregulloret, thekson OBT.
Jotransparenca për sa i përket kufizimeve dhe bashkëpunimit të pamjaftueshëm në nivel ndërkombëtar, mund të rrezikojë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, nga i cili janë infektuar 2,64 milionë njerëz në tërë botën, ndërsa kanë vdekur 184.910, paralajmëroi OBT.
Sipas organizatës, megjithëse kufizimet e eksportit janë të kuptueshme, ekziston ende rreziku që vendet e varura nga importi do të humbasin qasjen në produktet e patjetërsueshme mjekësore. bs/bsh/