26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ora e planetit Tokë – mbi 8.000 qytete në 180 shtete do t’i fikin dritat

Me rastin e aksionit global ekologjik, Ora e planetit Tokë, shteti ynë sonte në orën 20:30, së bashku me mbi 8.000 qytete në mbi 180 shtete të botës, do t’i fikë dritat me qëllim të dërgimit të mesazhit të fuqishëm për shpëtim të planetit tonë.

Nga Ora e planetit Tokë bëjnë thirrje këtë vit, në vend se në rrugë, të bashkohemi nëpër shtëpitë dhe së bashku të tregojmë se tani nuk është koha për t’u tërhequr, por mundësi të reagojmë në mënyrë ende më kreative.

Në periudhën kur biodiversiteti global zvogëlohet me shkallë të papara dhe alarmante, derisa paralelisht një milion lloje të kafshëve dhe bimëve u kërcënohet zhdukje e tërësishme nga planeti, ndërsa Toka është në hap të shkatërrimit për shkak të ngrohjes globale, tani është më se e nevojshme të ngritet vetëdija se natyra është bazë fundamentale për planet të shëndetshëm dhe vendimi më i fuqishëm për shpëtim nga ndryshimet klimatike”; informojnë organizatorët.

Në misionin e saj, siç citohet në kumtesën, Ora e planetit Tokë gjithmonë e potencon fuqinë e njerëzve dhe për atë shëndeti dhe mirëqenia e mbështetësve të tyre gjithmon ka qenë në vend të parë.

Me këtë rast, sonte edhe këngëtarët dhe personat e njohur në orën 20:00 përmes sesionit në Instagram do të realizojnë shoqërim të përbashkët onlajn në shtëpi, ndërsa pastaj në orën 20:30 së bashku do t’i fikin dritat me qëllim të dërgimit të sinjalit të fuqishëm për shpëtim të planetit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë mbështetësve tanë të na bashkangjiten në spektaklin një orë e gjysmë në profilin tonë në Instagram @earthhourmk, ku do të kemi mundësi së bashku të kënaqemi në pjesëmarrjet në erësirë të “Neks Tajm”, DNK Antonija Gigovska, Ivan Jovanov, Ognen Zdravkovski, Tea Trajkovska, ndërsa gjithashtu do të mund të bisedojmë edhe për ndryshimet klimatike me Vane Markovski, Irena Spirovska, Tatjana Aleksiq dhe shumë të tjerë”, kumtuan nga nisma Ora e planetit Tokë dhe dërguan apel te personalitetet tjera të estradës ta pranojnë këtë sfidë ekologjike.

Prej atje potencojnë se tani është koha e respektimit të rregullave dhe solidaritet. Duhet, porosisin, të ruhemi njëri me tjetrin, duhet ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet për të ardhme më të sigurt, më të pastër dhe më të shëndetshme për ne dhe gjeneratat e ardhshme.

Duke filluar si ngjarje simbolike në Sidnei në vitin 2007, Ora e planetit Tokë tani shënohet në më shumë se 170 vende dhe territore si moment global i solidaritetit për planetin. sa/

Të fundit