26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Orën policore nuk e kanë respektuar 46 persona, prej tyre 41 janë arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit në nivel të tërë shtetit 46 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast 41 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse.

Nga MPB informojnë se lidhur me masën për mos mbajtjen e pajisjeve personale mbrojtëse në fytyrë janë regjistruar 113 kundërvajtje.

Për 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 85 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 18 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim. fb/

Të fundit