29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Për disa muaj do ta kemi Kryeministrin shqiptar

Ministri i Jashtëm dhe zyrtari i lartë në BDI, Bujar Osmani, gjatë një tubimi partiak të integristëve në Çair të Shkupit, paralajmëroi se për disa muaj Maqedonia e Veriut do ta ketë Kryeministrin e parë shqiptar. Në fakt kjo është deklarata e parë e një zyrtari të Qeverisë ku paralajmërohen zgjedhje për këtë vit.

“Fillojmë me presidentin e shtetit i cili është konsensual dhe udhëheq ushtrinë me vulë e cila është edhe në gjuhën shqipe. Sot kemi parlament që në 6 vitet e fundit udhëhiqet në shqip. Jo flitet në shqip, udhëhiqet në shqip. Në fakt kemi tre parlamente në rajon që tani udhëhiqen në shqip. Kemi Qeveri në të cilën për disa muaj e presim Kryeministrin e parë shqiptar”.

Nuk pritej shumë që për temën e Kryeministrit shqiptar të vijnë reagimet e para. VMRO-DPMNE-ja konsideron se Kryeministri shqiptar do të jetë vazhdimi i kapjes së institucioneve nga BDI-ja.

“Kryeministri i përkohshëm, të cilit BDI-ja po ia numëron muajt para se të largohet, s`ka autoritet as në shtet e as nga ministrat në Qeveri. Kryeministrin që e paralajmëron Osmani është vazhdimi i procesit të BDI-zimit të institucioneve që nga bashkësia ndërkombëtare janë vlerësuar si të korruptuara”./shqip.media/

Të fundit