Osmani: Për momentin nuk ka propozim për vendosje të orës policore në disa komuna - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Osmani: Për momentin nuk ka propozim për vendosje të orës policore në disa komuna

“Për momentin në Shtabin e Krizave nuk ka propozim për vendosjen e orës policore nëpër komuna të Shkupit, ku ka rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus”.

Këtë sot e tha zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sipas të cilit, masat kolektive kufizuese nuk japin rezultate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se numri i të infektuarve të rinj është në kuadër të disa familjeve, por megjithatë sipas tij, numrat janë shqetësues.

“Nuk ka pasur propozim për orë policore nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Unë mund ta them qëndrimin tim personal: është ajo që kemi mësuar se asnjë masë kolektive kufizuese nuk është më e mirë se vetëdija kolektive dhe angazhimi personal nga qytetarët”.

“Vetëm nëse çdo njëri bëhet polic i vetes dhe kujdeset për shëndetin e tij dhe të tjerëve, do të mund të mbrohemi. Rastet e sotme, janë rezultat i infektimeve gjatë orës policore”, tha Osmani.

Ai sërish ju bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe të kenë kujdes, pasi siç tha, virusi është i rrezikshëm./Telegrafi/

Related posts

Revizorët konstatojnë parregullsi në punën e Entit Hidrometeorologjik të Maqedonisë së Veriut

Televizioni Koha

PDSH konsideron se zgjedhje mund të ketë pas tejkalimit të koronavirusit

Televizioni Koha

MPPS: Ndihmë financiare për të gjithë të papunësuarit që kishin ndërprerje të marrëdhënies së punës në periudhën prej 11 marsit deri më 30 prill

Televizioni Koha

Leave a Comment