26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

PANDEMIA SFIDON SHKOLLAT/ Mirëmbajtja ka kosto të lartë

Procesi edukativo arsimor në shkollat e Tetovës pritet të fillojë në kushte të pandemisë Covid 19.Gjatë tërë verës është punuar që shkollat të dezinfektohen dhe dezinsektohen. Por mirëmbajtja e këtillë për shkollat ka një kosto më të lartë thonë në sektorin për arsim në komunën e Tetovës.

“Shkollat kanë shumë harxhime prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të parasheh një buxhet me të cilin do t’i mbulojnë këta harxhime për pajisje dezinfektuese. Këto mjete që janë harxhuar deri më tani nuk kanë qenë të planifikuara prandaj jemi të detyruar që të kërkojmë më shumë bllok dotacione nga Ministria e Financave dhe e Arsimit” tha Ahmed Qazimi udhëheqës i Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës.

Ai thotë se shkollat kanë marrë të gjitha masat që viti shkollor të fillojë pa asnjë problem.”Janë bërë përgatitjet e nevojshme dhe objektet shkollore janë duke u ambientuar konform protokolleve të Ministrisë së Arsimit dhe shkencës. Jemi në kontakte të përditshme me stafet e shkollave që 1 tetori kur është paraparë të fillojë viti shkollor të na gjejë të përgatitur.Do të jetë një periudhë shumë sfiduese për ne sepse ka shumë të panjohura sepse nuk e dimë me çka do të ballafaqohemi ditën e parë të vitit shkollor sepse për herë të parë kemi një situatë të këtillë” pohon Qazimi.

Krahas kësaj, ai thotë se duhet që të gjithë të punojmë në ngritjen e vetëdijes për të mbrojtur fëmijët.”Kur them të gjithë e kam parasysh këtu arsimtarët,stafet e shkollave,prindërit , familjet që të kemi fëmijë të sigurtë.Duhet familjet të punojnë më shumë në aspekt të ngritjes së vetëdijes që të mbrojnë veten e tyre dhe fëmijët” sqaroi ai. Viti shkollor fillon më 1 tetor. Urim Hasipi(koha.mk)

Të fundit