21/05/2022
24.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon agresionin ndaj Ukrainës

Parlamenit Evropian miratoi një rezolutë që dënon agresionin rus të Ukrainës.

Pro votuan 637 nga 676 deputetë, 13 kundër dhe 26 abstenuan.
Rezoluta dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainës, si dhe përfshirjen e Bjellorusisë, dhe i bën thirrje Moskës të pezullojë menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake, të tërheqë forcat dhe pajisjet ushtarake dhe paraushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës.

Nga Rusia kërkohet të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Rezoluta dënon gjithashtu vendet që e mbështetin Rusinë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe vlerëson mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë aleatë euro-atlantikë.

Parlamenti Evropian vëren me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të penguar proceset e tyre demokratike, thuhet në tekst.

Të fundit