26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pashkët të festohen nëpër shtëpi, pa tubime, të mos luajmë me shëndetin

Në prag të festave të Pashkëve, të tregojmë përgjegjësi, të qëndrojmë në shtëpi, të mos tubohemi, të grupohemi dhe t’i respektojmë rreptësisht masat mbrojtëse, veçanërisht distancën fizike prej dy metrash, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, apeluan dje kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në lidhje me Pashkët, Spasovski apelon  të gjithë të jemi të përgjegjshëm dhe t’i respektojmë  rekomandimet  që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Lidhur me pikun, i cili pritet, duhet të sillemi me përgjegjësi. Improvizime, porositi nuk guxon të ketë.

Sipas tij, përhapja e koronavirusit është në korrniza të së priturës. Analiza tregon se  vendi  lëviz sipas  skenarit të projektuar të kontrolluar, pa zgjerim  të jashtëzakonshëm të lartë të rasteve të reja. Nga ana tjetër rritet numri i  personave të shëruar.

Gjatë Pashkëve apelon të gjithë të tregojnë përgjegjësi, qetësi, t’i sigurojnë  ushqimet e nevojshme dhe nevojat  për periudhën kur tërësisht do të kufizohet lëvizja  nga dita e premte në orën 16 deri të martën në orën 05 të mëngjesit.

Edhe ministri Filipçe është decid kundër çfarëdo qoftë tubimeve për Pashkë,

“Kategorikisht mbetem në qëndrimin se nuk duhet lejuar kurrfarë grupimesh të qytetarëve gjatë festave të Pashkëve dhe se ata duhet t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi. Po hyjmë në fazën më kritike të epidemisë ku numri i të sapodiagnostifikuafrve po rritet sipas pritshmërive, por nuk guxojmë të lejojmë këtë numër ta stërngarkojmë shtesë dhe t’i japim mundësi edhe më tej, për dy javë që tani, për shkak të grupimeve të paraqiten pacientë të rinj, tha ministri Filipçe në konferencën e tij të parë onlajn të mbajtur në kanalin e jutjub.

Porositi se të gjithë kemi përgjegjësi dhe se tubimet e çfarëdo lloji janë rrezik i madh.

“Këtë formë të grupimit nuk e miratoj aspak. Apeloj që qytetarët këtë ta kuptojnë me seriozitetin më të madh, ta festojnë festën duke iu përshtatur gjendjes dhe t’i respektojnë rekomandimet”, nënvizoi Filipçe.

Spasovski dhe Filipçe që nga dita e djeshme, janë në izolim të rekomanduar të epidemiologëve. Të dy ishin të pranishëm në takimin e Shtabit komunal të krizave në Kumanovë, në të cilin mori pjesë kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, i cili është pozitiv për Kovid-19. mb/

Të fundit