Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Patinazhi jofunksional në Tetovë pritet të largohet në fund të javës - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Patinazhi jofunksional në Tetovë pritet të largohet në fund të javës

Edhe pse jofunksional, patinazhi i cili u vendos në qendër të Tetovës qëndron në të njëjtin vend tani dy muaj. Sipas Agjencisë për Rini dhe Sport, ai pritet të hiqet në fund të javës. Dorasit që e dëmtuan të njëjtin ende nuk janë gjetur.

Patinazhi jofunksional është bërë pengesë për qytetarët të cilët shfrytëzojnë qendrën e qytetit për shëtitje. Gjithashtu, i jep pamje të keqe qytetit.

Të kontaktuar nga Portalb.mk, nga Agjencia për Rini dhe Sport premtuan që i njëjti do të largohet nga aty, më së voni deri në fund të kësaj jave.

“Nuk jemi të informuar pse nuk është larguar deri tani, ne kemi kontaktuar me kompaninë kontraktuese dhe ju garantojmë që i njëjti do të largohet, më së voni deri në fund të kësaj jave. Ne jemi të vetëdijshëm për faktin që ai patinazh jofunksional është bërë pengesë për qytetarët e Tetovës” thanë nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Patinazhi u vendos në sheshin e Tetovës në fund të muajit dhjetor dhe i njëjti ishte paraparë të vendoset në funksion me datë 3 janar, pra menjëherë pas Vitit të Ri. Megjithatë, kjo nuk ndodhi për arsye se në natën e festimit të Vitit të Ri, disa qytetarë ende të panjohur për institucionet përkatëse e kanë dëmtuar atë në disa vende, kështu duke pamundësuar lëshimin e tij në funksion në kohën në të cilën ka qenë e planifikuar.

Përgjegjësi për këtë ende nuk ka marrë asnjë person, në kohën kur e njëjta u dëmtua nga Agjencia për Rini dhe Sport fajin e adresonin deri te Komuna e Tetovës për shkak se siç thanë ata, kjo e fundit e ka pasur për detyrë mbrojtjen e saj dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë. Nga ana tjetër nga Komuna e Tetovës thanë se nuk kanë qenë kompetent për mbrojtjen e patinazhit.

Ndryshe, Agjencia për Rini dhe Sport nënshkroi marrëveshje me një kompani austriake për montim dhe demontim të shtatë patinazheve argëtuese, në shtatë komuna të shtetit. Projekt ky që ka kushtuar 227 mijë euro. Portalb.mk

Related posts

Miratohen protokollet shëndetësore për punën e plazheve dhe pishinave

Televizioni Koha

Foto/ Të plagosur dhe dëme të konsiderueshme nga tërmeti në Durrës

Televizioni Koha

Deputetët e pavarur me tetë kushte për ligjin për PTHP-në

Televizioni Koha

Leave a Comment