26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

PDSH konsideron se zgjedhje mund të ketë pas tejkalimit të koronavirusit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi konsideron se duhet të tejkalohen disa situata të lidhura me koronavirusin që të ketë zgjedhje. Ai në konferencën për shtyp të partisë theksoi se gjendja e tillë është e mundur kur nuk do të ketë raste të reja.

“Të gjithë duhet të presim se çka do të thonë ekspertët, e dyta vërehet se BDI dëshiron të shkojnë në zgjedhje, sepse duan të rikonfirmohen në pushtet, e treta të gjitha pakot ekonomike që duhet të shkojnë si ndihmë për qytetarët, për shkak të koronavirusit, duhet të shkojnë pa filluar fushata sepse mund të keqpërdoret nëse në kohën e fushatës vazhdojnë me dhënien e pakove ekonomike për qytetarët. E katërta të dakordohemi si parti politike se si do të jenë zgjedhjet, sa njerëz do të marrin pjesë në ato tubime, shifra dhe ngjashëm. E rëndësishme është të gjithë së bashku të sjellim vendim sepse nëse dikush vetëm dëshiron të sjellë vendim duhet edhe vetë ta mbajë përgjegjësinë”, tha Menduh Thaçi.

Sami Rushidi nga Komisioni për propozime ekonomike në emër të PDSH-së propozoi disa masa për përmirësim të gjendjeve te qytetarët për shkak të gjendjes me koronavirusin.

“PDSH kërkon amnisti për të gjitha gjobat gjatë pandemisë, të gjithë qytetarëve mbi moshën 18 vjeç t’u ndahet ndihmë prej 100 euro dhe të ketë ndihmë financiare për disa kompani që nuk mund të luftojnë me problemet për shkak të situatës”, theksoi Rushidi. sa/

Të fundit