26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Marrëveshjen e prespës nuk ndryshohet | VIDEO

Përshtypja ime nga ky pozicion është se qeveria teknike filloi të funksionojë në mënyrë shumë të keqe. Qeveria teknike që nga momenti i parë, duke mos hyrë në atë se kush ka më shumë apo më pak faj, nuk veproi si ekip, vlerëson presidenti Stevo Pendarovski, transmeton Televizioni Koha.

 “ Refuzuan pjesëmarrjen në seancën e parë të Këshillit të Sigurisë me shpjegim trevial, kisha dy telefonata të shkurtra që atëherë lideri i partisë më të madhe opozitare, duke u marrë vesh për takim të ardhshëm të mundshëm, i cili nuk u mbajt asnjëherë. Domethënë një takim kishim këtu, në takimin e liderëve. Janë shumë të pakta kontaktet, nuk e vendosëm atë që e dëshirova që ta vendosim, kanal të komunikimit konstant ndërmjet neve. Nuk është me rëndësi se a duhemi ose jo, ne jemi këtu, jo me emrat dhe mbiemrat personalë, nuk është ajo pirje kafeje mes Hristianit dhe Stevos, por bëhet fjalë për kabinet të presidentit dhe kabinet të partisë dhe unë mendoj se kjo mund të sjellë vetëm përfitime. Komunikimi, edhe krahas përpjekjeve të mia, nuk ishte qa intensiv, i shpeshtë dhe cilësor. Detyra ime është, pasi paguhem nga paratë e të gjithë qytetarëve, të bëj përpjekje që edhe më tutje të bëj komunikim sa më të mirë të mundshëm, kushdo qoftë ai në atë rol të opozitës”, theksoi Pendarovski, përcjellë Televizioni Koha.

Sa i përket marrëveshjeve me fqinjët, Pendarovski thekson se në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, kushdo që të fitojë në zgjedhjet, mundësitë për ndryshim janë të barabarta me zero.

Jo që nuk mund të ndryshohet, por se duhet ndryshim i Kushtetutës, që në parim është rëndë dhe nuk do të merrni leje nga partneri shqiptar, jo për shkak të përmbajtjes së Marrëveshjes së Prespës dhe emrit të saj, por në atë mënyrë në praktikë e bllokoni vendin drejtë integrimeve euroatlantike. Ndërsa ai është interes për secilin prej neve”, tha Pendarovski, përcjellë Televizioni Koha.

Ai thotë se struktura aktuale politike më së pakti ofroi ose më shumë dështoi në sferën e gjyqësorit, edhe pse, siç thotë, gjendja në gjyqësorin tonë sot është pakrahasueshëm më e mirë në kuptim të përzierjes politike dhe menaxhimit të rasteve, në krahasim me, siç thotë, atë që e kishim deri në vitin 2016.

Urim Hasipi – Tv Koha

 

Të fundit