26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përgatitjet e fundit për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO

(MIA) – Transferim i përvojave dhe praktikave më të mira për përshtatje të proceseve të punës së Misionit të Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe institucioneve adekuate shtetërore me obligimet për anëtarësimin e plotfuqishëm të ardhshëm është qëllimi i punëtorisë të cilin sot e organizoi Ministria e Mbrojtjes me përfaqësues të delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në NATO.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e cila bashkë me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçëll Gallouej morën pjesë në punëtori, shfaqi kënaqësinë që me mbështetjen britanike e organizojnë vargun e parë të përgatitjeve se si sistemi vendor i shtetit do të funksionojë në bashkëpunim me Misionin tonë të Përhershëm në NATO dhe në çfarë mënyre ta nxjerrim maksimumin nga anëtarësimi ynë në aleancën më të fuqishme ushtarake-politike të ditëve të sotme.

“Republika e Maqedonisë së Veriut i bën hapat e fundit para anëtarësimit në Aleancën NATO, prioriteti ynë strategjik shtetëror numër 1. Sot i bëjmë edhe hapat e fundit e përgatitjeve. Ambicia ynë nuk është vetëm që të jemi anëtar në Aleancë, por që të jemi të përgatitura mirë si anëtare e cila tërësisht do t’i shfrytëzojë përparësitë e anëtarësimit në NATO”, tha Shekerinska.

Ajo vlerësoi edhe se lajmet të cilat vijnë nga Spanja janë pozitive, anëtarja e fundit e Aleancës e cila duhet ta ratifikojë protokollin për anëtarësim.

“Presim që javët e ardhshme ky proces i ratifikimit të përfundojë dhe më 11 shkurt Kuvendi ynë të japë dritë të gjelbër për ratifikimin e protokollit tonë për anëtarësim në NATO.

Ambasadorja Rejçell Gallouej deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht krenare për lidhjet e fuqishme bilaterale me Maqedoninë e Veriut, të cilat përforcohen në vitet e kaluara dhe do të vazhdojë me mbështetjen e proceseve të integrimeve evropiane të vendit tonë.

“Kemi kënaqësi që në vigjilje të përmbushjes së qëllimit tuaj për anëtarësim në NATO delegacioni ynë nga Brukseli është këtu dhe mund të ndihmojë që më mirë të përgatiteni. I mbështesim reformat të cilat ndërmerren dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Kemi ekip në Krivollak i cili punon me pjesëtarë të Armatës, si dhe këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, deklaroi Gallouej.

Maqedonia e Veriut, theksoi Gallouej, tashmë ka rol të fuqishëm në NATO dhe tani do ta ndërmarrë vendin e plotfuqishëm në strukturat për sjelljen e vendimeve.

“Ne e pamë këtë, kur flamuri i Maqedonisë së Veriut krenar valoi në samitin e NATO-s në Londër në dhjetor të vitit ta kaluar”, tha Gallouej. fc/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/175004157181759/

Të fundit