06/10/2022
20.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Po përgatitet “Plan kombëtar” për furnizim stabil me ushqim mes “Ballkanit të hapur”

Para fillimit të samitit të përbashkët të ushqimit dhe verës që do të mbahet në Beograd nga data 1 deri më 4 shtator në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Maqedonia e Veriut vazhdon të intensifikojë agjendën e brendshme që stimulon kapacitetet kombëtare për prodhimin dhe promovimin e ushqimit, të traditës maqedonase dhe reduktimin e varësisë nga importi.

Kryeministri Kovaçevski dje pas vënies në përdorim të sistemit të ujitjes “Slavishko Pole” në Komunën e Rankovcës përkujtoi se Qeveria ka miratuar “Planin Kombëtar për prodhimtarinë e ushqimi, i cili përmban masa specifike për mbështetjen e sektorit bujqësor në kohë krize dhe tashmë është duke u zbatuar.

“Këto janë masa për rritjen e prodhimit të ushqimit vendor, për pavarësinë e importit, masa me të cilat inkurajojmë fermerët që të shfrytëzojnë maksimalisht të gjitha resurset, çdo pëllëmbë tokë bujqësore , për të prodhuar më shumë”, tha Kovaçevski.

“Plani Kombëtar i Prodhimit të Ushqimit” parasheh prodhim të qëndrueshëm dhe të shtuar të ushqimit vendor, por edhe pavarësi importi, për çka me ribalancin e miratuar të Buxhetit janë ndarë 32 milionë euro shtesë për rritjen e prodhimit vendor ushqimor.

Nga Qeveria theksojnë se prodhimi i grurit, misrit, elbit tashmë është rritur dhe importi i të gjitha kulturave është ulur.

“Më shumë se 20 mijë hektarë tokë bujqësore janë ndarë për prodhimin e produkteve strategjike përmes disa tenderëve publikë, ku fermerët kanë shfaqur interesim të madh, ndërsa janë rritur edhe subvencionet për plehra artificiale, me çka fermerët kanë kosto më të ulëta”, rikujtojnë nga Qeveria.

Prej atje shtojnë se bashkë me Ministrinë e Bujqësisë po monitorohet nga afër situata dhe në kuadër të “Ballkanit të Hapur” është formuar edhe grupi i krizës, i cili analizon situatat në tre vendet e përfshira në nismë – Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, dhe sipas vlerësimeve të të cilëve mund t’i sigurojnë njëra-tjetrës mungesa të mundshme ushqimore.

Në të njëjtën kohë, ne jemi duke punuar për një promovim të fuqishëm rajonal të verërave, ushqimit dhe turizmit maqedonas dhe hapi i parë i ardhshëm në këtë drejtim do të bëhet në Panairin e Parë Ndërkombëtar të “Ballkanit të hapur” në Beograd.

Në Panairin për ushqim, verë dhe turizëm të Ballkanit të Hapur në Beograd nga vendi do të marrin pjesë 42 kantina dhe 3 destileri, të cilat do të prezantohen me më shumë se 300 lloje të ndryshme të verërave dhe rakive maqedonase. Në Panair do të prezantohen edhe më shumë se 10 prodhues të ushqimit nga Maqedonia e Veriut të cilët do ta prezantojnë kuzhinën autentike maqedonase. Njëkohësisht, qindra mijë vizitorë të pritur të Panairit do të mund të shijojnë ushqimet autentike maqedonase të cilën do ta përgatisin kuzhinierët më të mirë maqedonas./revista.mk

Të fundit