24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Polica “në gjah” pas automjeteve me xhama të zinj

Policia e Maqedonisë ka kryer aksion për kontrollin e automjeteve me xhama të zinj, duke sanksionuar 106 shoferë, të cilët kishin ngjyrosur xhamat e automjeteve pa të ashtuquajturin “A test”.

“Në periudhën prej datës 01.01.2024 deri më 31.01.2024, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer aksion kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e mosplotësimit të kushteve të parapara për ngjyrosjen e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 106 pjesëmarrës në trafik. Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet e duhura”, thonë nga MPB.

Kontrollet e trafikut, siç njoftojnë nga MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Të fundit