27/07/2024
16.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Policia dhe DAP në Tetovë aksion në tre objekte afariste, konfiskohen veshje sportive për fëmijë dhe veshje tjera

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë në bashkëpunim me Drejtorinë e të Hyrave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, dje (12-dhjetor) nga ora 12:00 deri në ora 13:00 kanë kryer kontroll aksion në tre objekte afariste (butiqe) në Tetovë, ku në dy prej tyre janë zbuluar dhe konfiskuar 57 palë veshje sportive për fëmijë dhe 23 palë xhinse, për shkak të dyshimit se pronarët e objekteve kanë kryer veprën penale “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe shfrytëzim të paautorizuar të një shoqërie tjetër” informonTetovasot. Ndaj B.N.(42) dhe Z.N.(54) nga Tetova, pas dokumentimit të plotë të rastit, si pronarë të objekteve do të përgatiten parashtresa sipas nenit 285 të Kodit Penal.TS

Të fundit