26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej nesër hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje në Maqedoni

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” e shfuqizoi ndalesën për lëvizje në pyje dhe sipërfaqe pyjore, e sjellë më 16 prill 2020.

“Me ndryshimin e kushteve klimatike dhe zhvillimin pranveror, është ulur rreziku për paraqitje të zjarreve në pjesë të hapura dhe për shkak të kushteve të reja, Ministria e Bujqësisë me kërkesë të NP Pyjet nacionale, e shfuqizon ndalesën për lëvizje nëpër pyje dhe tokë pyjore. Vendimi hyn në fuqi nga nesër (24 prill)”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

NP “Pyjet nacionale” do të vazhdojë erdhe më tej ta ndjekë gjendjen me pyjet dhe lëvizjen e qytetarëve. Nëse vlerësohet se sërish janë krijuar kushte për rrezik nga zjarret pyjore, ndalesa do të vendoset sërish.

MBPEU bën thirrje që qytetarët të sillen me përgjegjësi derisa lëvizin nëpër pyje, të kujdesen për natyrën, të mos hedhin materie djegëse me çka do të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor./Telegrafi/

Të fundit