26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Problemet infrastrukturore në Tetovë, protestojnë banorët

Infrastruktura e dëmtuar rrugore, kanalizimi fekal i hapur që iu kalon para shtëpive dhe bllokimi i rrugës kryesore të lagjes si pasojë e privatizimit, ka detyruar banorët e bllokut katër të Tetovës që të protestojnë.

Kërkojnë nga Komuna të sjell planin detal urbanistik me qëllim që privatizimet e tokës, të mos bllokojnë rrugën kryesore të lagjes nga e cila kalojnë banorët e rreth 30 shtëpive.

“Projekti detal urbanistik i mirë apo i keq siç është, nuk realizohet. Dhe e dyta, uji fekale që rrjedh mbi tokë përballë njerëzve që jetojnë këtu me kemikate afër 15 vite. Para dhjetë vitesh kam bë ankesë, para pesë vitesh, para tre vitesh, por asnjëherë nuk realizohet”.

“Unë jam këtu që në 64, kjo ka qenë rruga e Ratajës, si e mbaj mend unë që i vogël”.
Kur ka pasur shtet kemi bë punë shumë, kur ka pasur komunë kemi bë shumë punë, kur ka pasur Ministri të punëve të brendshme kemi bë punë shumë, sot më duket se nuk ka as komunë, as MPB as inspektorate komunale as të ndërtimit as të ekologjisë. Askush nuk merr masa, sikur jemi në Banglladesh. Katër apo pesë vite popullata këtu janë pa rrugë fëmijët kanë shkuar në shkollë nëpër baltë. Këtu do vjen deri te gjakderdhja por këtë e bën komuna dhe urbanizmi. Popullin duhet ta përkrahin jo vetëm kur iu duhen votat o popull ku jeni – deklaroi Bajram Kuçi, Kryetar i BL Drenoc.

Nga sektori i urbanizmit i Komunës së Tetovës thonë se rruga nuk do të bllokohet pasi si e tillë është paraparë në planin urbanistik të vitit 2012, ndërsa për këtë inspektorët njoftuan edhe vet banorët. Sa i përket problemit të kanalizimit fekal të kësaj lagjeje, por edhe Drenocit të poshtëm, edhe pse Komuna prej vitesh premton zgjidhjen, realizimi në terren ende nuk ka filluar./GazetaExpress/B.Lika/

Të fundit