26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët tanë paguajnë energji elektrike më të shtrenjtë në rajon, Qeveria gënjen!

Disa eksponentë qeveritarë me radhë kanë deklaruar se falë kësaj qeverie, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) e paguajnë energjinë elektrike më lirë nga vendet e tjera të rajonit.
Por, pas një analize të kryer nga Departamenti i Ekonomisë pranë Aleancës për Shqiptarët, faktet dëshmuan diçka krejtësisht të kundërt. Çmimet e fundit për energjinë elektrike që i ka caktuar Komisioni Rregullator i Energjisë në RMV (KRRE) për tarifën konsumatore “shtëpiak“ që janë në fuqi nga 01.01.2022, janë më të lartat në rajon.
Më konkretisht:
Nëse një familje gjatë muajit konsumon 600 kWh , nga të cilët 360 kWh në tarifën e lartë dhe 240 kWh në tarifën e ulët, atëherë këto janë vlerat e faturave që duhet të paguajnë qytetarët në vendet e ndryshme të rajonit që janë marrë për analizë:

Vlerat e faturave me tatim mbi vlerën e shtuar dhe me shpenzime për ndriçim publik:

Totali ( TL + TU ) kWh 600
Tarifa e lartë ( TL ) kWh 360
Tarifa e ulët ( TU ) kWh 240

SHQIPËRI 58,29 €
KOSOVË 35,61 €
MAQEDONIA E VERIUT 62,92 €
MALI i ZI 60,99 €

Për shkak se në vendet e rajonit paguhet tatim i vlerës së shtuar (TVSH) në vlera të ndryshme, po jua pasqyrojmë edhe vlerat e faturave për të njëjtin konsum, por pa TVSH dhe taksën për ndriçim publik.
Vlerat e faturave pa tatim mbi vlerën e shtuar dhe pa shpenzime për ndriçim publik:

Totali ( TL + TU ) kWh 600
Tarifa e lartë ( TL ) kWh 360
Tarifa e ulët ( TU ) kWh 240

SHQIPËRI 46,72 €
KOSOVË 31,24 €
MAQEDONIA E VERIUT 57,08 €
MALI i ZI 47,57 €

Që të jetë më e qartë po jua elaborojmë edhe me një shembull:
Nëse një familje gjatë muajit konsumon 1000 kWh, nga të cilët 600 kWh në tarifën e lartë dhe 400 kWh në tarifën e ulët, atëherë këto janë vlerat e faturave që duhet të paguajnë qytetarët në vendet e ndryshme të rajonit që janë marrë për analizë.

Vlerat e faturave me tatim mbi vlerën e shtuar dhe me shpenzime për ndriçim publik:

Totali ( TL + TU ) kWh 1000
Tarifa e lartë ( TL ) kWh 600
Tarifa e ulët ( TU ) kWh 400

SHQIPËRI 95,06 €
KOSOVË 68,18 €
MAQEDONIA E VERIUT 102,87 €
MALI i ZI 99,36 €

Vlerat e faturave pa tatim mbi vlerën e shtuar dhe pa shpenzime për ndriçim publik:

Totali ( TL + TU ) kWh 1000
Tarifa e lartë ( TL ) kWh 600
Tarifa e ulët ( TU ) kWh 400

SHQIPËRI 77,87 €
KOSOVË 61,39 €
MAQEDONIA E VERIUT 95,13 €
MALI i ZI 79,28 €

Për të qenë edhe më konkret po jua paraqesim edhe tabelën me çmimin në €-cent/kWh që paguajnë qytetarët në vendet e rajonit që i marrim për analizë.

Çmimi për kWh në €-cent/kWh Tarifa e lartë
( TL ) kWh Tarifa e ulët
( TU ) kWh
SHQIPËRI 0,0779 € 0,0779 €
KOSOVË gjer më 800 kWh 0,0675 € 0,0289 €
KOSOVË mbi 800 kWh 0,1252 € 0,0590 €
MAQEDONIA E VERIUT 0,1188 € 0,0596 €
MALI i ZI 0,0991 € 0,0496 €

Pra, nga këta shembuj vihet re se pohimet dhe qëndrimet e ministrit janë të pabaza, pasi që shihet qartë se qytetarët në RMV paguajnë një kosto më të lartë nga vendet tjera të rajonit për të njëjtin konsumim të energjisë elektrike.
Nëse nuk merreshin për bazë propozimet e Aleancës për Shqiptarët për uljen e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) nga 18 % në 5 % për energjinë elektrike, atëherë faturat e energjisë elektrike do të ishin edhe më të larta.
Mes tjerave, ministri theksoi se përgatitet edhe një metodologji e re për tarifimin e energjisë elektrike për këtë kategori konsumuese (shtëpiakët). Pra, parashihet që do të ketë blok – shkallë të konsumit gjer në një nivel të caktuar të kWh. Me këtë rast i sigurojmë qytetarët se Aleanca për Shqiptarët është duke i ndjekur me vëmendje të veçantë këto zhvillime dhe kur të njëjtat do të paraqiten për debat, do të dalë me propozime konkrete dhe do të mbrojë interesat e qytetarëve.

Të fundit