26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rama datën e BE-së e krahason me dasmë: Do të bëni që të duket shkëlqyeshëm dhe nusja në fund nuk vjen!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mohon se ka kritikuar Bashkimin Evropian për moscaktimin e seancës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, tërë këtë proces e ka krahasuar me një dasmë, ku gjithçka përgatitet mirë, por në fund nusja nuk vjen. Ky proces siç thotë Rama, përsëritet disa herë dhe muzika bëhet diçka e zakonshme dhe tërë situata merret më me relaksim, jo sikurse herën e parë.

“Nuk e kritikova BE-në, sepse të kritikosh do të thotë shprehje aktive thotë shprehje aktive e ndjenjave tua dhe kur ndjenjat e tua janë reagim. Prandaj, këtë nuk do ta përshkruaj në këtë mënyrë. Mund të them përsëri, se ajo që ndodh përsëri është e njëjta gjë dhe nuk do të doja të flisja, sepse do të ndodh e njëjta edhe në të ardhmen. E përmendën momentumin dhe dramën e Samuel Beckett, ku njëri nga dy thotë a do të shkojmë? Tjetri i përgjigjet: Hajde të shkojmë! Ndërkaq Beckett thotë: Ata nuk shkojnë askund. Në fakt kjo është që na ndodh. Por të jem i sinqertë dhe të jeni të sigurt, se tanimë nuk e ndjej atë, fare dhe jam tepër serioz në këtë drejtim. Nuk e them këtë sa për të thënë diçka, por me të vërtetë më nuk e ndjej dhe nuk e pres atë çfarë e prisja paraprakisht kur filloi. Meqë e dini, mund të organizoni dasëm të mirë njëherë, me atë që do të bëni që të duket shkëlqyeshëm dhe nusja në fund nuk paraqitet. Mund ta bëni dy herë, duke e vendosur sërish skenarin, me lule të bukura, muzikë, mysafirë, ushqim dhe çdo gjë tjetër dhe nusja përsëri nuk vjen dhe tani e thoni fjalën me E në maqedonisht dhe nuk organizoni dasëm më”, tha Rama në Forumin e Prespës për Dialog, transmeton TV21.

Të fundit