26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rasti i parë i vdekjes në Francë te një fëmijë me simptoma të sëmundjes Kavasaki

Në Francë është shënuar rasti i parë i vdekjes të një fëmijë nëntë vjeçar, i cili ka vuajtur nga simptomat në formë të ngjashme me sëmundjen Kavasaki, e përshkruar te pacientët e vegjël të cilët ishin në kontakt me koronavirusin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Fëmija, i cili vdiq nga “dëmtimi neurologjik i shoqëruar me një sulm në zemër”, ka pasur “serologji që tregon se ka qenë në kontakt” me koronavirusin, por nuk i ka zhvilluar simptomat e Kovid-19, kumtoi profesori Fabris Mishell, shef i repartit për reanimim të fëmijëve në spitalin La Timone në Marsej, duke i konfirmuar informatat e gazetës rajonale “La Provans”.

Nga 1 Marsi, në Francë janë identifikuar 125 raste të formave atipike të sindromës Kavasaki. Fëmijët e goditur janë infektuar me SARS-KoV-2 dhe kryesisht janë me preardhje afrikane, me moshë mesatare prej tetë vjet.

Shoqatat pediatrike shkencore dërguan paralajmërim, ndërsa më shumë se gjysma e rasteve (58 për qind) janë paraqitur në rajonin e Il de Frans. Sindrome të ngjashme janë hasur edhe te fëmijët në Itali, Spanjë ,Zvicër dhe SHBA.

Autoritetet amerikane dje dhanë paralajmërim te punonjësit shëndetësor për sëmundjen inflamatore potencialisht fatale të rrallë, e cila i godet fëmijët dhe është e lidhur me Kovid-19. I quajtur sindrom multiinflamator te fëmijët (MIS-C) nga ana e qendrave amerikane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve, sëmundja për herë të parë është paraqitur kah fundi i muajit prill në Britani të Madhe. tg/sa/

Të fundit